TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kryeministri Edi Rama së bashku me 16 ministrat e tij të rinj janë nisur drejt Kryeministrisë. Pas përfundimit të ceremonisë së betimit, Rama së bashku me ministrat janë drejtuar në këmbë drejt Kryeministrisë, aty ku dhe do të mbahet mbledhja e parë qeveritare.
Rama është ai që qëndron në vijën e parë, i shoqëruar nga zv.kryeministrja Belinda Balluku si dhe ministrja më jetëgjatë e qeverisë së tij, Mirela Kumbaro.
Kryeministri Edi Rama së bashku me 16 ministrat e tij të rinj janë nisur drejt Kryeministrisë, ku jane ndalur tek semafori, i cili ishte me te kuqe!
Kreu i qeverisë dhe ministrat e kabinetit të ri u betuan këtë të premte në presidencë për të nisur punën për mandatin e katërt të qeverisë. I pari që u betua, me dorën mbi Kushtetutë, ishte kryeministri Rama dhe pas tij vijoi zv.kryeministrja Belinda Balluku, ministrja e Jashtme, Elisa Spiropali dhe më pas me radhë të gjithë ministrat e kabinetit të ri të dalë nga zgjedhjet e 11 Majit.
Kryeministri Rama mbërriti në Presidencë në orarin zyrtar të përcaktuar për betimin e kabinetit të ri qeveritar, në orën 10:00, ndërkohë që ministrat e tij kishin shkuar më herët.
Një ditë më parë, Rama dhe ministrat e qeverisë së re morën votëbesimin në Kuvend me 83 vota pro në një seance e cila zgjati për 25 minuta.
Kabineti i ri qeveritar:
Edi Rama – Kryeministër;
Kryeministri ushtron edhe përgjegjësitë për ngritjen dhe funksionimin e Ministrit Virtual të Inteligjencës Artificiale “Diella”;
Belinda Balluku – Zëvendëskryeministër dhe Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë;
Albana Koçiu – Ministër i Punëve të Brendshme;
Elisa Spiropali – Ministër për Evropën dhe Punët e Jashtme;
Petrit Malaj – Ministër i Financave;
Blendi Gonxhja – Ministër i Turizmit, Kulturës dhe Sportit;
Sofjan Jaupaj – Ministër i Mjedisit;
Mirela Kumbaro Furxhi – Ministër i Arsimit;
Evis Sala – Ministër i Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale;
Delina Ibrahimaj – Ministër i Ekonomisë dhe Inovacionit;
Besfort Lamallari – Ministër i Drejtësisë;
Pirro Vengu – Ministër i Mbrojtjes;
Andis Salla – Ministër i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural;
Ervin Demo – Ministër i Shtetit për Pushtetin Vendor;
Majlinda Dhuka – Ministër Shteti dhe Kryenegociator;
Adea Pirdeni – Ministër i Shtetit për Administratën Publike dhe
Antikorrupsionin;
Toni Gogu – Ministër i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin.