AKTUALITET, 18 Shtator 2025, 23:30

"Prokuroria nuk gjen laborator, qesharake!"/ Ola Xama për skandalin e Kurum: Mbetjet u shkarkuan në qiell të hapur!

"Prokuroria nuk gjen laborator, qesharake!"/ Ola Xama për

Gazetarja Ola Xama, e ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, ka folur për skandalin e mbetjeve të dyshuara si toksike të Kurum dhe hetimet e cunguara të Prokurorisë së Durrësit, që ende nuk ka çuar mostrat për analiza në laborator edhe pse ka një vit që ndodhen në Porto Romano. 

"Hiri i prodhuar nga Kurum, nuk mund të rrijë atje por duhet trajtuar sipas standardeve që të mos dëmtohet askush. Kostoja është shumë e lartë. Atëherë, ne nuk kemi përgjigjen se çfarë ka ndodhur, duhet të na thotë Kurum dhe institucionet që monitorojnë kompani të tilla, duhet të na japin përgjigje se ku shkojnë këto mbetje, të jetë raporti, që ne nuk e kemi.

Flitet, nga ajo që kemi dëgjuar nga aktivistë mjedisorë, që Kurum i merrte mbetjet dhe i shpërndante nëpër Shqipëri, një pjesë i eksportonte. Gjenden vende të varfra, si Tajlanda përshembull. Shkojnë kompani të rëndësishme, i deklarojnë si mbetje jo të rrezikshme dhe hidhen në këto vende.

Ne na dëmtom, përveç përgjegjësisë që nuk mundet që Shqipëria të dëmtojë imazhin dhe të përfshihet në trafik të mbetjeve të rrezikshme, pjesa kryesore që dëmton dhe duam përgjigje, dëmi që është shkaktuar nga transporti nga fabrika në Durrës dhe shkarkimi i mbetjeve, që janë ngarkuar në qiell të hapur në Portin e Durrësit", deklaroi Xama. 

Gazetarja foli edhe për hetimin e Prokurorisë së Durrësit, e cila ende nuk ka dërguar mostrat për kryerjen e analizave të mbetjeve që gjenden në Porto Romano. 

"Fakti që nuk gjendet laborator është qesharake", deklaroi ndër të tjera Xama.