AKTUALITET, 18 Shtator 2025, 23:27

“Janë bashkë, qeveria, opozita, media, OMERTA”/ Soko: Kanë dëshirë për ta varrosur çështjen e Kurum!

“Janë bashkë, qeveria, opozita, media, OMERTA”/ Soko:

Eksperti i ekonomisë, Pano Soko, deklaroi në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV se trafikimi dyshuar i mijëra tonë mbetjeve të rrezikshme nga kompania “Kurum” është një histori që shumë duan ta mbyllin, duke nisur që nga vetë kompania, qeveria që nuk e ka kontrolluar deri te media që ka marrë financime prej kësaj kompanie.

“Nëse mbetjet kanë shkuar në eksport, ka shkelje të ligjit. Përgjegjësia është sepse kemi konventa që duhet t’i zbatojmë. Por dëmi është në kontekstin penal, sepse mbetjet diku kanë shkuar. Shqetësimi im, po përpara këtyre që kemi të dokumentuar, ku kanë shkuar mbetjet? Historia e Kurumit është histori që shumë njerëz duan ta mbyllin.

Vetë kompania e para, e kupton që është e ekspozuar ndaj një krimi në përmasa të jashtëzakonshme. E do të mbyllur qeveria, sepse është përgjegjëse për kryerjen e këtij krimi që e ka lënë Kurumin të bëjë si të dojë, ka qenë qeveria. E do edhe media, sepse mbyllet një ndër financuesit kryesor të të gjithë mediave.

Pra janë një sërë elementësh pushteti që e duan të mbyllur këtë gjë.

Në botë me mbetjet e rrezikshme merret mafia, sepe paratë janë të jashtëzakonshme. Paraja e madhe glabbëron media, qeveri, opozitë, televizione kombëtare. Prandaj ka një heshtje, ometra. HEC-et ua shiti opozita këtyre. I shitëm Ulëz-Shkopetin dhe Bistrica 1 dhe 2 shitëm pasi morëm kredi për t’u rinovuar dhe ne vazhdojmë të paguajmë kredinë.

Në këtë tavën e madhe hanë të gjithë, të gjithë kanë marrë nga një lugë dhe u gëzuan. U hidhëruan vetëm banorët e Elbasanit, se kanë frikë se një ujë i shiut dhe i fut te uji që përdorin nëpër shtëpi, nëpër puse. Ka dëshirë për ta varrosur këtë çështje”- tha Soko.