TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Gazetarja Klodiana Lala, e ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV ka folur për hapjen e garës për zgjedhjen e kreut të ri të SPAK.
Lala përmendi disa emra që përfliten si kandidatët më të mundshëm, ndërsa deklaroi se e sheh si mesazh faktin që përfaqësuesja e SHBA-ve, u takua me Dumanin dhe Klodian Brahon, çka e sheh si një lloj mbështetje ndaj këtij të fundit.
"Sa i përket procedurës, ligji detyron KLP që tre muaj para se të mbarojë mandati i Dumanit, të hapë garën.
Zoti Dumani përfundon mandatin tre vjeçar në 18 dhjetor të këtij viti. Sipas procedurës, KLP hapi garën për drejtuesin e ri dhe ftoi personat e interesuar të shprehin interesin.
Ligji parashikon dy javë afat por KLP e ka zgjatur tre javë dhe deri në 8 tetor mund të shprehin interesin dhe platformën, çështjet që kanë hetuar, performancën, kontrolli i pasurisë, kontrolli i telefonit, gjatë të gjithë kohës janë në përgjim dhe vëzhgim, prokurorët dhe familjarët. Më pas duhet të kenë komunikimin me median, e me rradhë.
Përfaqësuesja e SHBA ka takuar Dumanin dhe Klodian Brahon. Shprehja e kësaj mbështetje më bën të mendoj se zoti Braho mund të jetë një nga kandiadtët potencialë. Ai ka hetuar Toyota Yaris, arrestimin e kryeprokurorit të Vlorës, ka hetuar dosjen 5D dhe në këtë aspekt, konsiderohet një nga personat që mund të drejtojtë SPAK. Ka patur presione por në ato çështje që ka patur, ka dhënë disa shkëndija që mund të drejtojë.
Emrat e tjerë, Adnan Xholi. Edhe ai ka patur çështje të rëndësishme, që kanë të bëjnë me krimin e organizuar. Ka goditur grupin, rastin e atentatit ndaj ish prokurorit të Durrësit, Arjan Ndoji, ka dërguar prapa hekurave disa emra të krimit. Laboratori në Frakull. Familja e tij është në mbrojtje. Konsiderohet si kandidat potencial.
Përfliten Sotir Kllapi, prokurori që ka dosjen Meta dhe Vladimir Mara.
Ata i plotësojnë të gjithë kriteret. Do të preferoja personin që ka mbajtur më shumë presion publik.
Në SPAK ka mbajtur barrë të dosjeve për dy nga organizatat më të mëdha, është edhe njëra nga zonjat, Doloreza Musabelliu.
Amerikanët ishin sot në SPAK dhe qëndruan, ishte mesazh i qartë, që ne po monitorojmë këtë proces. E lexoj si mesazh, nuk shkon aty VanHorn me kokën e vet", tha ndër të tjera Lala.