TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Deputeti i PD-së, Belind Këlliçi, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, u përgjigj për qëndrimin që do të mbajë opozita ndaj shkarkimit të kreut të Bashkisë, Erion Veliaj, të cilin e ka kërkuar kryeministri Rama.
Ai u shpreh se opozita e ka kërkuar e para shkarkimin e Veliajt, që tre muaj pas paraburgimit të tij nga SPAK dhe se do të votojë pro shkarkimin e tij në mbledhjen e Këshillit Bashkiak.
Pjesë nga biseda
Rakipi: Çfarë qëndrimi ka opozita për shkarkimin dhe si do të votojë PD?
Këlliçi: Ne aksionin për çmontimin e Veliajt e kemi nisur që kur kam fituar primaret për të qenë kandidat. SPAK zyrtarisht ka kthyer për herë të dytë në Prokurorinë e Tiranës, dosjen që ka qenë pikënisja e denoncimeve të mia, për rrugën Xhon Belushi, që ishte tenderi hapur, por ndërkohë ajo po përfundonte. Është pyetur Mazniku, SPAK ia ka kaluar në Prokurori për moskompetencë. Të gjithë aksionin për Veliajn e kemi nisur që në janar 2023. Rrugës i janë vënë në shpinë, Rama, Balluku, Mazniku dhe ku di unë.
Qëndrimi ynë është i prerë, këshilltarët e PD kanë depozituar kërkesë për shkarkimin e Veliajt, me po këtë arsyetim ligjor për mos paraqitjen tre muaj në punë. Në 12 maj ne e kemi depozituar kërkesën, por këshilltarët e PS atëherë nuk e fusnin në rend dite. Opozita do të votojë siç ka kërkuar në 12 maj, do të votojë shkarkimin.
Rakipi: Në Tiranë pritet të kemi zgjedhje të pjesshme, a do të marrë pjesë opozita?
Këlliçi: Padiskutim që po. Në momentin e parë që do të ketë zgjedhje, padiskutim do të marrim pjesë, ka figura të spikatura dhe me potencial. Unë nuk mund ta imagjinoj në asnjë skenar një bojkot të zgjedhjeve.
Bushati: Pse?
Këlliçi: E kemi parë produktin e bojkotit.
Bushati: Po produktin e Himarës e pe?
Këlliçi: Çështja e bojkotit as nuk diskutohet.