AKTUALITET, 19 Shtator 2025, 09:38

Detaje/ Tritol në banesën e deputetit të PD, Xhelal Mziu, hapen kamerat e sigurisë: Autori i vetëm, i veshur me të zeza dhe me biçikletë

Detaje/ Tritol në banesën e deputetit të PD, Xhelal Mziu, hapen

Mesohet se autori i dyshuar për vënien e tritolit pranë murit rrethues të banesës së deputetit të PD-së Xhelal Mziu, ka qenë një person i vetëm.

Pas vëzhgimit të kamerave të sigurisë në zonë, dallohet autori që ka lëvizur me biçikletë dhe i veshur me rroba të zeza.

Nga shpërthimi pati dëme të vogla materiale, ndërsa e dëmtuar ka mbetur edhe një makinë e parkuar aty pranë. Xhami i makinës është i krisur nga shpërthimi.