TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kandidati i Lulzim Bashës për Bashkinë e Durrësit, Luan Hoti, së fundi ka lëshuar “perlën” e radhës.
Gjatë një takimi, Luan Hoti ka thënë se Durrësi ka gjatë verës, 400 deri në 500 turistë.
“Çfarë ndodhi gjatë verës së vitit të kaluar. U mbytem nga plehrat, në një qytet që gjatë verës i vinë 400-500 turistë.”-tha Luan Hoti.
Mesa duket Luan Hotit, i ka ngjitur Basha “virusin” e gafës me shifrat. Ashtu si Basha, as kandidati i tij, nuk i ka mirë punët me shifrat.
Në fakt, në Durrës, 500 turistë shkojnë kur Luli fle gjumë në mëngjes.
Kujtojmë këtu se kandidati i Lulit, është një “gjeni”, që nuk heq dorë nga “perlat”.
Disa ditë më parë, në një takim që ka zhvilluar në kuadër të fushatës elektorale, Hoti ndërsa kërkoi të nxjerrë në pah vlerat e tij si një “filozof” i madh, i bëri lëmsh e nuk dinte ç’fliste.
“Besoj nuk do e kem problem sepse babai, bashkëshorti i nuses time, babai i fëmijëve, babai i tyre është i orientuar në një fushatë pozitiviste. Nuk mendoj që edhe kundërshtarët e tjerë do të merren me probleme familjare”, tha Hoti.