TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Aktivisti Arlind Qori nga studio e emisionit "Të Paekspozuarit" në MCN TV ka deklaruar se ndërhyrja e të huajve, krijon iluzionin se po ndihmojnë kauzën.
Ai tha se është detyra e popullit shqiptar të ngrihet dhe të rrëzojnë atë që nuk është e mirë për ta.
"Politika është një mal i lartë që duhet të ecësh me muskujt e tu. Perëndimorët, të huajt mund të krijojnë iluzionin se po ndihmojnë kauzën por në të vërtetë thjeshtë po e fusin në qorrsokak. Ambasadorja amerikane thotë të vërteta, por janë të vonuara dhe nuk i takojnë. Mendoj se Berisha ka 1001 të zeza po ashtu dhe Rama e Meta, por është detyrë e popullit shqiptar që të ngrihet dhe ti rrëzojë ata.
Dua të them se pakënaqësia popullore arrin një pikë të vlimit dhe pastaj derdhet. Ata nuk duhet të mbajnë shpresat te një deklaratë e një ambasade, por duhet të punojnë fuqishëm. Gjithsesi kam dhe një kritikë për mbështetësit e Berishës. Të bësh heroin e botës së tretë kur në gjithçka që bën je një politikan i korruptuar dhe kompromentuar më herët e ul besueshmërinë. Boshti i politikës është shoqëria duhet ta kuptojmë atë dhe duhet të vendosemi në ato kontradikta dhe të bëhemi me njerëzit që punojnë studiojnë" u shpreh Arlind Qori.