TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, është diskutuar për "Big Brother Vip", audiencën e jashtëzakonshme që arriti ky program dhe ndikimin që kanë në shoqëri programe të kësaj natyre.
Pjesë nga biseda në studio:
Ergys Mërtiri: Shoqëria jonë nuk di cfarë të bëjë me kohën e vet dhe këto produkte e kanë të gjerë rrjetën e peshqve që zënë. Mungesa e kulturë është shumë e madhe.
Shoqëria nuk është kështu në vetëvete, është kultivuar të jetë kështu edhe nga televizioni. Televizioni prodhon urinë dhe pastaj i ngrop me atë lloj urie.
Sonila Meço: Qeveritë që ka prodhuar e njëjta audiencë si janë? Kur i vihet popullit kjo gjë edhe shqetësohem.
Ergys Mërtiri: Pse ajo që bën Rama nuk është reality show? Big Brother është dhe ajo. Shkon aty te tërmeti…
Aulona Musta: Në të njëjtën ditë që transmetohet Big Brother, ka edhe programe të tjera. Jane alternativa, ka emisione që edhe të edukojnë.
Ergys Mërtiri: Në përgjithësi ajo që transmetohet është dramatike.
Aulona Musta: Publiku ka kuptuar që njerëzit që ata kanë idhuj, janë njerëz edhe me më shumë probleme se ata që shohin nga shtëpia. Pamë që ata kanë probleme ekonomike, pamë që këta personazhe që i shohim në Instagram, kanë vuajtje shpirtërore, fizike, në marrëdhëniet që ndërtojnë. Tregoi se edhe luksi apo suksesi në karrierë ka edhe vuajtje. Pra të shohim edhe anët pozitive dhe mesazhet që ky program ka dhënë.
Robert Aliaj: Kemi dy standarte shqiptare, që kemi ndërtuar ne me televizionin fake, politikën fake... Është një tallava e shëmtuar. Kemi ndërtuar dy personalitete, dy individë. Njëra palë, e shohin sepse kanë mungesa personale dhe aty gjejnë kënaqësinë sepse ndihen më superiorë se ndonjë personazh aty. Personazhi i dytë më i rrezikshëm, që kemi ndërtuar në televizionet tona, është ndërtuar shqiptari që kënaqet me poshtërimin e tjetrit. Po shesim mëshirën si zgjidhje. Nuk ka gjë më të tmerrshme se kur i shkon tjetrit te dera dhe i jep mëshirë...