TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Gazetari Ylli Rakipi, gjatë emisionit "Të Paekspozuarit", kishte një mesazh për një politikan në dukje shumë të ekspozuarit, por ndoshta personazhin që ka pjesë mjaft të rëndësishme, ende të paekspozuara!
"Dua të them diçka për të më dëgjuar, kush do të më dëgjojë! Emisioni "Të Paekspozuarit" ndodh rëndom të ketë në fokus, njerëz që duken si shumë të ekspozuar, shumë të njohur. Në fakt nuk është kështu. Njerëzit më të ekspozuar të këtij vendi, janë në fakt më të paekspozuarit, njerëz që ne i shohim çdo ditë. Përshembull po themi, një udhëheqës politik që shkon shumë bojë në flokë, për të fshehur moshën, për t'u bërë i ri, për të ndërtuar Shqipërinë, një i ri që ndërton bizneset e veta, me familjen, me kunatin, me Odetën, që ndërton, vjedh, që nga Arka e Noas dhe deri te porti i Durrësit, me të cilin do të merremi vazhdimisht, janë shumë të panjohur! Janë figura të njohura që na vërtiten rreth e qark, por janë shumë të panjohur. Këtë duhet ta dinë, të shëndosht, të fryrët, ata që mbushin rrjetet sociale çdo ditë".