TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, është diskutuar për opozitën dhe forcat e reja politike që nuk hyjnë dot në sistem dhe dështojnë.
Të ftuar në panel ka qenë edhe përfaqësuesi i "Nisma Thurje", Pano Soko, i cili debatoi me analistin Armand Shkullaku.
Pjesë nga debati:
Armand Shkullaku: Jeni të bindur se zgjedhjet e 25 prillit u manipuluan?
Kjo nuk kërkon lekë, të mblidheni dhe të dilni me dy tabela para ambasadës së SHBA që thonë zgjedhjet janë të ndershme. Ti thoni, zonjë mos na shisni përralla, mos na thoni se është vend me zgjedhje të lira dhe dmeokratike! Kur ambasada ju vë dorën në qafë, ju thotë jeni cuna të mirë… A ka pas vjedhje në zgjedhje po ju pyes?
Pano Soko: Unë nuk bëhem dekor demokracie për këtë vend. Të vodhën zgjedhjet dhe denoncoje te institucioni.
Armand Shkullaku: Kush të tha ty të shkosh te institucionet e Ramës? Po të them me dhjetë veta mund të rrinit para ambasadës me një tabelë dhe thoshit nuk janë zgjedhjet të lira dhe dmeokratike.
Pano Soko: Po çfarë do të bëhet pastaj?
Armand Shkullaku: Epo pastaj nuk bëhet asgjë...
Endri Shabani: Karikatura që paraqiti Shkullaku për ne është e pasaktë. Të thuash që jemi grup që u japim dorën ndërkomëbtarëve, është e pasaktë. Na paraqitët si njerëz pa ideologji. Kemi një ideologji të shprehur te karta 2020, më të qartë nuk e ka asnjë parti. Kemi mendime politike, që i kemi diskutuar. Shqipëria problemin më të madh ka emancipimin. Ka një pjesë që duhet edukuar edhe me demokracinë, sepse ka filluar të jetë nostalgjike edhe me diktaturën. Ne nuk besojmë te dhuna. Nuk besojmë se Shqipëria ndryshon nëse ne dalim me anti-tank. Janë provuar eksperitmente të tilla.