TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një prej banorëve është ngjitur sipër banesës së tij duke kundërshtuar shembjen që do të bëhet nga IKMT ditën e sotme te ‘5 Maji’.
Për mediat ai është shprehur se ky është vendimi më i mirë që mund të merrte, të mbronte banesën e tij. Banori tha se nuk do të lëvizte nga banesa e tij, e nëse do të duhet të shembin edhe atë.
‘Le të më shembin edhe mua me banesën. Ky është vendimi më i mirë që mund të marr, të mbroj banesën time’- tha banori.