AKTUALITET, 21 Shkurt 2022, 22:46

“Aman me këto pasthirrmat në mes të natës”/ Plas e qeshura në dëshminë e Ahmetajt

“Aman me këto pasthirrmat në mes të natës”/ Plas

Me gjithë tensionet dhe debatet maratonë në komisionin hetimor parlamentar për inceneratorët nuk kanë munguar edhe momentet pikante.

Gjatë dhënies së dëshmisë së zv.kryeministrit Arben Ahmetaj ai është ndërprerë në një moment nga kryetarja e komisionit Jorida Tabaku.

BATUTAT

Ahmetaj i drejtohet Tabakut: Do të lutesha edhe për transparencë të më lejoje se dhe e lodhur je...

Tabaku: Unë jam shumë e qetë.

Ahmetaj: Po unë nuk të thashë që nuk je e qetë. Të thashë që je e lodhur. Ke gjithë ditën. Uaaaa, po hëëë miii…

Tabaku: Të lutem se këto pasthirrmat tani në mes të natës… të lutem!

(Plas e qeshura)

Ahmetaj: Pasthirrmat në mes nate janë ku janë…

Tabaku: Zoti Ahmetaj, respektoni këtë komision.