TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Robert Aliaj, ishte i ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, ku u diskutua për programet telvizive reality show, duke marrë shkas nga "Big Brother Vip" dhe audienca e lartë që arriti ky format televiziv në Shqipëri.
Aliaj tha se në Shqipëri është ndërtuar televizion fake, "një tallava e shëmtuar".
"Kemi dy standarte shqiptare, që kemi ndërtuar ne me televizionin fake, politikën fake... Është një tallava e shëmtuar. Kemi ndërtuar dy personalitete, dy individë. Njëra palë, e shohin sepse kanë mungesa personale dhe aty gjejnë kënaqësinë sepse ndihen më superiorë se ndonjë personazh aty. Personazhi i dytë më i rrezikshëm, që kemi ndërtuar në televizionet tona, është ndërtuar shqiptari që kënaqet me poshtërimin e tjetrit. Po shesim mëshirën si zgjidhje. Nuk ka gjë më të tmerrshme se kur i shkon tjetrit te dera dhe i jep mëshirë...", tha ndër të tjera Aliaj.

