TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Inspektoriati i Mbrojtjes së Territorit nisi sot një tjetër aksion në lagjen “5 Maj” në Tiranë. IKMT ka hasur herët në mëngjes rezistencën e banorëve.
Ata kundërshtojnë prishjen e banesave të tyre, ndërsa janë përplasur me forcat e policisë, të cilat ishin të shumta. Aksioni u shoqërua me britma dhe të qara.
Në një moment banorët janë filmuar teksa qëllojnë me gurë ndaj fadromave të IKMT.
Sakaq, pavarësisht rezistencës së banorëve, fadromat e IKMT-së, kanë ndërhyrë dhe vijojnë me shembjet e banesave. Për të shpërndarë protestuesit, policia ka hedhur gaz lotsjellës dhe shoqëruar disa banorë.











