AKTUALITET, 22 Shkurt 2022, 10:16

Dyshohet se lejoi ndërtime pa leje, arrestohet drejtoresha e IMT, sekuestrohet edhe pallati shtatë katësh

Dyshohet se lejoi ndërtime pa leje, arrestohet drejtoresha e IMT,

Drejtoresha e Inspektoratit të Mbrojtjes se Territorit në Sarandë, Romina Pulaj është arrestuar, pasi dyshohet se ka lejuar ndërtime pa leje. 

Ndërkohë sipas policisë në kërkim është shpallur edhe një biznesmen, i cili dyshohet se kishte marrë leje ndërtimi.

Ndërkohë në kuadër të operacionit policor të koduar  “HESHTJA” u vendos edhe  sekuestro preventive për pasurinë e paluajtshme, një pallat shtatë katësh.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë, në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, pas një pune hetimore tre mujore, kanë bërë të mundur dokumentimin e plotë ligjor të aktivitetit të kundërligjshëm në fushën e ndërtimeve në qytetin e Sarandës dhe kanë finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “HESHTJA”, në kuadër të të cilit u kap dhe u arrestuan në flagrancë shtetasja:

– R. P., 31 vjeçe, me detyrë kryeinspektore e Inspektoriatit Vendor të Mbrojtjes së Territorit pranë Bashkisë Sarandë.

Si dhe u shpall në kërkim shtetasi P. P., 66 vjeç, pasi ka ndërtuar në mënyrë të paligjshme një pallat 7-katesh (në ndërtim e sipër), në lagjen nr.1, në qytetin e Sarandës”, thotë policia.

Materialet i kaluan për veprime të mëtejshme Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, për veprat penale “Shpërdorim i detyrës” dhe “Ndërtimi i paligjshëm”.