TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Sot vijojnë shembjet e banesave te ‘5 Maji’ në Tiranë.
Banorët kanë qëndruar gjithë natën zgjuar për të ruajtur banesat e tyre që preken nga shembjet.
Ata kanë kundërshtuar edhe punonjësit e OSHEE të cilat mbërritën në orët e para për të bërë ndërprerjen e energjisë elektrike.
Sot parashikohet që të shemben 12 banesa, ndërsa më parë janë shembur dhjetëra të tjera.
Prej disa kohësh banorët e “5 majit” por jo vetëm janë ngritur në protesta që kundërshtojnë shembjen e banesave të tyre.