AKTUALITET, 22 Shkurt 2022, 09:03

EMRAT/ Plagosen me armë zjarri dy persona në Mamurras, detajet e policisë

EMRAT/ Plagosen me armë zjarri dy persona në Mamurras, detajet e

Dy persona janë plagosur me armë zjarri gjatë natës në zonën e Mamurrasit.

Të plagosurit janë shtetasit Gentian Diva dhe Andi Skonja.

Ndërsa policia ka arrestuar njërin nga autorët e dyshuar, shtetasin Andi Diva dhe ka shpallur në kërkim Kastriot Lleshaj.

Sipas policisë ngjarja ka ndodhur rreth orës 01:45, në Mamurras, ku pas një konflikti dy personat, Andi Diva dhe Kastriot Lleshaj dyshohet se kanë  qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit tip ” Honday” duke plagosur shtetasit Andi Skonja 39 vjeç, banues në Durrës, Gentian Diva 40 vjeç, banues në Fushë- Mamurras , të cilët janë transportuar në spitalin e Traumës Tiranë dhe ndodhën nën kujdesin mjekësor.

Njoftimi i policisë:

Policia e Kurbinit falë veprimeve profesionale dhe të shpejta identifikon autorët e konfliktit me armë të ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në Mamurras ku mbeten të plagosur dy shtetas.

Si rezultat i reagimit në kohë i Policisë,  vihet në pranga njëri prej tyre, shpallet në kërkim autori tjetër .

Sekuestrohet një armë zjarri pushkë me 20 fishekë në banesën e shtetasit A.D.

Rreth orës 01:45, në Mamurras pas një konflikti shtetasit A.D., dhe K.Ll., kanë  qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit tip ” Honday”  duke plagosur shtetasit :A.S., 39 vjeç, banues në Durrës, G.D , 40 vjeç, banues në Fushë- Mamurras , të cilët janë transportuar në spitalin e Traumës Tiranë dhe ndodhën nën kujdesin mjekësor.

Shërbimet e Policisë menjëherë kanë shkuar në vendngjarje dhe falë veprimeve të shpejta hetimore kanë bërë identifikimin e autorëve dhe arrestimin e njërit prej tyre.

Specialistët e Hetimit të Krimit, benë arrestimin në flagrancë te shtetasit :A.D.,19 vjeç, banues në Mamurras,  si dhe u bë shpallja në kërkim dhe vijojnë kontrollet për kapjen e shtetasit K.Ll., 50 vjeç, banues në Mamurras.

Gjatë kontrollit të banesës të ushtruar në banesën e autorit të arrestuar shtetasit A.D., shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një armë zjarri pushkë, me krehër dhe 20 fishekë.

Grupi hetimor punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.