AKTUALITET, 12 Nëntor 2024, 09:26

VIDEO/ Humb jetën tragjikisht 18-vjeçari shqiptar në Greqi: Pamjet nga aksidenti i frikshëm!

VIDEO/ Humb jetën tragjikisht 18-vjeçari shqiptar në Greqi:

Një aksident i rëndë rrugor është raportuar mëngjesin e djeshëm në Kipseli të Greqisë, ku për fat të keq humbi jetën një 18-vjeçar me origjinë shqiptare.

Mediat greke raportojnë se aksidenti i frikshëm u regjistrua në kryqëzimin e rrugës Kipseli-Zakynthos, ndërsa mësohet se në aksidentin tragjik u përfshinë dy motorë.

Siç duket edhe nga pamjet përplasja ka qenë e fortë, me pasojë vdekjen në vend të 18-vjeçarit.

Kujdes pamje të rënda

Në motorin tjetër ndodhej një 16-vjeçar, i cili për fat të mirë pësoi plagë të lehta. Adoleshenti është jashtë rrezikut për jetën.

Policia vendase po vazhdon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.