TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Klodiana Lala, e ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, ka folur për zgjedhjen e drejtuesve të rinj të policisë në qarqe, për të cilët ka dyshime se kanë lidhje me krimin.
Lala tha se policia sot është "në pikë të hallit" dhe se shumë ngjarje fshihen, çka rrit problematikën për qytetarët.
"Mua nuk më shqetësojnë emrat sepse emrat ikin dhe vijnë. Më shqetëson procesi dhe sistemi.
Sot Policia është në pikë të hallit. Ka punonjës të demotivuar, të frikësuar, i drejtojnë njerëz që kanë lidhje me krimin. Më shqetësojnë qytetarët e thjeshtë që përballen me këtë strukturë.
Nuk e keni idenë sa ngjarje mund të fshihen. Kemi raportuar lajm që vëllai i Rrahman Rrajës ishte në kërkim policor sepse dhunoi një familje në zonën e Niklës. Vetëm fakti që nuk pati video nuk tërhoqi vëmendje, por policia nuk kishtë bërë transparencë.
Më shqetësojnë qytetarët që përballen me represion. Nëse nuk pastrohet policia, do të ketë problematika edhe në dhjetëvjeçarin e ardhshëm", tha Lala.