AKTUALITET, 11 Nëntor 2024, 21:18

Debati/ Noka: Policinë e ka kapur krimi, skemë e Soros! Lala: Tani u kujtuat ju?! Pse nuk folët kur u emërua Proda?

Debati/ Noka: Policinë e ka kapur krimi, skemë e Soros! Lala: Tani u

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka, ka qenë i ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, ku ka deklaruar se Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit është emëruar pas influencës së krimit të organizuar, ndërkohë që edhe vartësit e tij në qarqe po emërohen po nga krimi. 

Mes Nokës dhe gazetares Klodiana Lala, pati një debati, pasi gazetarja e pyeti se përse opozita nuk ka reaguar më herët me mjete konkrete, por është kujtuar "pas pilafit". 

Debati: 

Ylli Rakipi: Vërejtja e PD, kryesisht e Sali Berishës, thotë se janë të lidhur me krimin dhe bandat. 

Flamur Noka: I pari i idhur me krimin është Ilir Proda. Në 112 vjet shtet shqiptar, kurrë nuk ka patur një drejtor policie që vinte nga lidhjet kriminale ose produkt i bandave, emërohet nga krimi i organizuar për ti shërbyer pushtetit dhe krimi. Kur them drejtori i Përgjithshëm, është ushtar i bandës së Elbasanit, sikundërse edhe nëndrejtori i Policisë së Shtetit, dihet botërisht, kjo e faktuar. Dhe drejtori i Policisë së Shtetit sot, po të isha ministër, dorëzoja detyrën dhe kurrë nuk firmosja një propozim të tillë. Ky është zyrtarisht t’i dorëzosh agjensinë e luftës kundër krimit, krimit. E kam ngritur këtë edhe herë të tjera. Kur ishte narko konkursi për drejtorin, ishte një person që i’u bëri mender jush, çiçin në konkurs, sepse ishte shkarkuar nga policia sepse kishte bërë çiçin. Çfarë bënë? Narko shteti i George Soros në Shqipëri, janë skema tipike të propagandës së George Soros.

Klodiana Lala: Vetëm në këtë emision kam ngritur pikëpyetje për mënyrën se si po zgjidhej drejtori i Policisë dhe kam ngritur dyshime për influencë të krimit të organizuar. Më ka bërë përshtypje, se opozita heshti për një kohë të gjatë. Nuk pati reagime, pavarësisht se drejtorit i ishte sekuestruar telefoni për dekonspirim të një operacioni për goditjen e Hajdar dhe Franc Çopja. Opozita nuk reagoi. Zoti Proda kishte problematika edhe me vetting dhe opozita nuk reagoi. Zoti Proda kishte problematika për marrjen e çertifikatës së sigurisë, opozita nuk reagoi. Pse u kujtuat tani? Pse nuk bëtë betejë të fortë? Që të linit gjurmët tuaja në këtë “luftën e madhe” me atë që e quani narko-regjim. Pasi ësthë zgjedhur Proda dhe po vendos të besuarit e vet, kujtoheni dhe thoni janë të lidhur me krimin dhe bandat. Ku ishit ju deri dje?

Flamur Noka: Fajin që krimi i organizuar ka emëruar drejtorin e policisë, e ka opozita...

Klodiana Lala: Jo mos bëj ironi me mua!

Flamur Noka: Klodi quan reagim të opozitës kur i tregojmë para Klodit. Unë jam Sekretar i Përgjithshëm. Kam dy muaj që kudo, në Parlament, konferencë shtypi, në këtë studio, në komisione parlamentare, alarmin numër një këtë kam thënë, jo vetëm me bandën e Çopjave por edhe me Troplinët dhe Çelët, është kokë e këmbë Ilir Proda. Është thënë çdo ditë, alarm i madh, në çdo studio që kam shkelur kam ngritur këtë alarm. Është tmerr që shteti të dorëzojë agjencinë ligjzbatuese. Ilir Proda, SHISH ka përgjime ambientale, për zhytjen e tij në kultivimin e hashashit me bandat kriminale. Ardi Veliu ia mbylli këto çështje, sepse është lidhje e ngushtë edhe e Ardi Veliut. Pra, ky është alarm që ne e kemi ngritur.

Klodiana Lala: Nënkuptoja një aksion opozitar. Ju keni në duar, një grup parlamentar, të kërkoni në forma të ndryshme. Kur media ngriti alarmin që procesi për përzgjedhjen e drejtorit të përgjithshëm, por bëhej në mungesë transparence, nuk di që ju si grup parlamentar, t'i jeni drejtuar komisionit të posaçëm për të kërkuar informacion. Nuk di t’i jeni drejtuar Ministrit të Brendshëm, t’ju vërë në dispozicion procedurën.
Ju mund ta keni përmendur, por mekanizmat ligjorë… Ju kur keni dashur keni vënë në lëvizje gjykata. Mua më duket se jeni zgjuar me pak vonesë, kur e kuptoni që jo vetëm drejtuesit, por poshtë tij po vijnë të besuarit e tij. Ka mes tyre edhe elementë të lidhur me krimin e organizuar dhe po ngrini zërin.

Flamur Noka: Në Komision të Sigurisë, nga unë në emër të PD, i është kërkuar informacion dhe llogari Ministrit të Brendshëm. Në Parlament, i është kërkuar Ministrit të Brendshëm, informacion dhe llogari. Kryetari i PD, Sali Berisha, e ka ngritur të paktën pesë herë këtë alarm. Por këtu ndodhin nga gjëma në gjëmë, duhet të kesh 240 orë në ditë që t’i trajtosh të gjithë këto.