AKTUALITET, 11 Nëntor 2024, 23:30

"Plehrat mbahen peng nga mafia dhe qeveria"/ Enton Abilekaj: Pse nuk e heton SPAK, Kurum-in?!

"Plehrat mbahen peng nga mafia dhe qeveria"/ Enton Abilekaj: Pse nuk e

Enton Abilekaj, i ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, ngriti dyshime se përse SPAK nuk po heton skandalin me trafikimin e mbetjeve të dyshuara si toksike, dosje e cila i mbeti Prokurorisë së Durrësit edhe pse ka dyshime për përfshirje të zyrtarëve të lartë apo një grupi të strukturuar. 

"Sapo u tha nga qeveria se është Kurum, Kurum shpalli falimentin. Pastaj u kthye pas një negociate me kryetarin e bashkisë së Elbasanit. Kurum ka vite që ndot. Dënimi me vdekje i Elbasanit vazhdon edhe me inceneratorët. Por, a është vetëm Elbasani apo të gjithë qytetet? Tirana, është qytet i super ndotur, është alarmant problemi i mbetjeve. Ka dyshime që një pjesë e mbetjeve kanë filluar të digjen natën. Çështja e plehrave, kompanitë që pastronin Trianën u përjashtuan nga Veliaj dhe e mori në dorë vetë Veliaj me Eco Tirana. Pse u fut kjo në lojë? Pse u rishfaq? Shikoni në Vlorë. Çdo vit digjen plehrat. Shqipëria po bëhet si Campania dikur, që çështja e plehrave mbahej peng nga mafia. Këtu mbahet peng nga qeveria e lidhur me një grup mafioz. 

Rasti i anijes. U bë një vrasje në Shkodër u vranë 4 vetë. Prokuroria e Shkodrës ia kaloi SPAK-ut pasi ka krim të organizuar. Ndodh ngjarja në Durrës dhe i kalohet Prokurorirsë së Durrësit, duke e ditur se janë përfshirë zyrtarë të lartë dhe nuk ka kompetencë ajo por SPAK. Kjo është bërë me urdhër politik", tha Abilekaj.