AKTUALITET, 11 Nëntor 2024, 19:53

Ndërron jetë pasagjeri i nisur nga Tirana, avioni bën ulje emergjente në Londër

Ndërron jetë pasagjeri i nisur nga Tirana, avioni bën ulje

Një fluturim i linjës Ryanair, i nisur nga Tirana për në Manchester të Britanisë së Madhe, ka bërë ulje emergjente në Londër, pasi një pasagjer në bord ka ndërruar jetë. 

Ende nuk është i njohur identiteti dhe kombësia e personit që humbi jetën dhe as rrethanat e ngjarjes, e cila ka ndodhur në mbrëmjen e së dielës. 

Ekipet e emergjencës kanë zbarkuar në pistën e aeroportit Stansted, por pasagjeri është deklaruar i vdekur. 

Avioni ndryshoi kursin për shkak të emergjencës shëndetësore në bord dhe u ul në Londër, ku e rrethuan ekipet e emergjencës. Fatkeqësisht pasagjeri nuk ka arritur të mbijetojë.