TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Agron Shehaj ka qenë i ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, ku foli për skandalin me mbetjet e dyshuara si toksike të Kurum.
Shehaj ngriti pikëpyetje, se a ka qenë qeveria bashkëpunëtore me këtë kompani në trafikun e mbetjeve të rrezikshme.
"VOA kishte hedhur dyshime që sasia e trafikuar është shumë më e madhe se kapaciteti që ka Kurum për të prodhuar Ka dyshime se mund të ketë mbetje toksike të importuara në mënyrë të jashtë ligjshme.
Qeveria thotë se janë mbetjet të Kurum. Qeveria ka qenë e para që e ka thënë, janë të Kurum dhe përgjegjësia është e koncesionarit në atë kohë. Sapo dëgjoj versionin e qeverisë, unë nuk e besoj. Pse? Sepse qeveria është kapur duke trafikuar mbetje toksike dhe gjëja e parë duhet të gjejë përgjegjës.
Kjo nuk do të thotë se mund të mos jenë të Kurum. Por unë e dyshoj kur e dëgjoj versionin e qeverisë. Si të thuash vidhet një bandë dhe unë jam i shqetësuar kush e ka vjedhur ,por mos vallë drejtori i bankës është pjesë e vjedhjes? Nuk mund të merremi me Kurumin, sepse e ka bërë me gisht qeveria. Duhet të shikojmë faktet.
Faktet tregojnë se Prokuroria po heton dhe ka thirrur zyrtarë të Ministrisë së Mjedisit, nuk e di a ka thirrur dhe ministren. Është një trafikim nga një subjet privat dhe shteti është viktimë? Apo është përfshirë qeveria?
A e ka bërë Kurumi me mbështetjen e qeverisë apo e ka bërë e vetme? Mbi 100 kontejnerë trafikohen nga Porti dhe Porti nuk merre vesh gjë. Tatimet dhe doganat nuk marrin vesh gjë. Ngrihet një skemë mashtrimi ku subjekti shqiptar krijon një subjekt në Kroaci, merr një pjesë të mallit… Presta nome dhe këta nuk marrin vesh asgjë. Mbyllet arbitrazhi me koncesionarin e vjetër, që merret me lëvizjen e mallrave në Portin e Durrësit dhe qeveria mbyll një marrëvsehje me një subjekt kroat dhe pikërisht në atë periudhë, ndodh një trafikim mbetjesh toksike që nuk kemi parë.
Sasia, ka dyshime që janë shumë më shumë. VOA e përmend këtë, thotë ka dyshime se trafiku është bërë çdo 3-4 muaj me sasi të mëdha", tha Shehaj.