AKTUALITET, 11 Nëntor 2024, 22:45

“Serbët reaguan të gëzuar si një komb, shqiptarët si 4 fise”, Abilekaj debaton me Nokën për reagimet pas zgjedhjes së Trump-it

“Serbët reaguan të gëzuar si një komb, shqiptarët

Analisti Enton Abilekaj debatoi në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN tv me nënkryetarin e PD-së Flamur Noka për pasojat që do të ketë zgjedhja e Trump në Ballkan. Abilekaj tha se serbët reaguan si një komb, ndërsa shqiptarët si katër fise.

Të dy debatuan më pas për planet e administratës së kaluar të Trumpit për ndarjen e Kosovës.  

Pjesë nga debati

Enton Abilekaj: Meraku im është se Serbia është shumë e lumtur për ardhjen e Trumpit, lobuan për ardhjen e tij. Dodiku bëri një darkë të madhe me këngë dhe me valle, Vuçici shpërndau nëpër të gjithë Serbinë posterat e Trumpit. Me ato fotot që i bën tag edhe Albin Kurtit kur fitoi Trumpi. Serbët kudo që janë reaguan si një komb për njeriun që e shohin si mbështetje në Shtëpinë e Bardhë. Ne reaguam si katër fise që nuk kemi lidhje me njëri-tjetrin. Albin Kurti u mërzit se nuk shkon me këta, Edi Rama u gëzua se u tha se do t’u jap Sazanin, opozita u gëzua se ka njerëz në administratën e Trumpit që i njeh, opozita e Kosovës u gëzua se ky luan kundër Albin Kurtit. Askush nuk mendoi se çfarë do të sjellë për shqiptarët ky Trumpi, se për serbët ne po kuptojmë se do të sjellë diçka të mirë. Për ne do të sjellë ndonjë të mirë ky?

Flamur Noka: Është fitorja e të djathtës dhe presidenti Trump përcjell një frymë, për shoqërinë, për familjen, për demokracinë. Për ne si opozitë...

Enton Abilekaj: Po them për kombin shqiptar.

Flamur Noka: Po flas për opozitën.

Enton Abilekaj: I pari është kombi.

Flamur Noka: Ta mbaroj unë, prit. Për opozitën. Nuk vjen më Juri Kim që të thotë: Do të hani bar.

Enton Abilekaj: Kimin Trumpi e solli, ai e firmosi.

Flamur Noka: A do të më dëgjosh? Nuk vjen dot Escobari. Pse? Sepse agjenda e Xhorxh Soros ka qenka agjenda e zhdukjes së PD-së dhe për ne është gjë e madhe, kjo agjendë ka vdekur.

Enton Abilekaj: Duhet të jeni të qartë me veten.

Flamur Noka: Për kombin shqiptar.

Enton Abilekaj: Sepse lufta kundër jush, në vitin 2019, Rama i ka thënë Berishës se nuk do të shkosh në Amerikë dhe president ishte Trump.

Flamur Noka: Jo, prit një sekondë.

Ylli Rakipi: Procesi kundër Berishës filloi në kohën e Trumpit.

Enton Abilekaj: Në 2019.

Flamur Noka: Për Shqipërinë. Presidenti Trump dhe Riçard Grenell nuk kanë qenë për ndarjen e Kosovës e kanë thënë publikisht të dy.

Enton Abilekaj: Gënjejnë të dy. 

Flamur Noka: Presidenti Trump dhe Grenell kanë thënë se nuk ka qenë në agjendën e tyre.

Enton Abilekaj: Asnjë fjalë të Grenell nuk besoj unë. Këshilltarin e Macronit e kam pyetur vetë, Alexandër Randomsin e ka pyetur vetë që tha se po ka qenë dhe ne e kemi pranuar.    

Flamur Noka: Pse besoke ti Vuçiçin dhe nuk besoke Grenellin?

Enton Abilekaj: Grenellit nuk i besoj asnjë fjalë unë, se shkon e këndon këngë serbe në Serbi dhe vjen këtu e bën si patriot shqiptar.