TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili e ka konsideruar Ballkanin e Hapur një thikë pas shpine për Kosovën.
Me anë të një postimi në Facebook, Vasili thotë se e gjithë kjo nismë po drejtohet nga Beogradi.
“Ballkani i Hapur kjo histeri propagandistike në dukje dhe në përmbajtje një mostër shkatërrimtare ekonomike për interesat e Shqipërisë, duhet refuzuar prerë dhe pa asnjë ekuivok në emër të një rruge të qartë, parimore dhe transparente si rruga drejt BE” – shkruan ndër të tjera Vasili.
Postimi i Petrit Vasilit:
Vuçiç -Rama binomi malinj, qe nuk i duhet kurre Ballkanit! Ne 31 maj Vuçiç u betua perpara parlamentit serb si President dhe tha:
“Betohem se të gjitha fuqitë e mia do t’i përkushtoj për ruajtjen e sovranitetit dhe tërësisë së territorit të Republikës së Serbisë, duke përfshirë Kosovën dhe Metohinë si pjesë integrale të saj”.
Ndersa ne krahun tjeter Rama arrin te guxoje e te thote per Kosoven pak muaj me pare:
“Kosova e fitoi luftën dhe Serbia e ka humbur luftën, por tani Kosova duhet të fitojë paqen. Kosova po humbet paqen, ky është fakt i dhimbshëm”.
Pra Vuçiç dhe Rama jane ne sinkron te plote me njeri tjetrin. Instrumenti serborus i Ballkanit te Hapur eshte haptas ne funksion te interesave serbe dhe kunder cdo interesi euroatlantik te Ballkanit ne teresi dhe Kosoves ne veçanti.
Kryeministri Albin Kurti qartesisht deklaron:
“E mbështesim qëndrimin amerikan se s’mund të ketë ‘Ballkan të Hapur’ të themeluar si iniciativë përderisa s’janë 6 shtete, është mirë një herë të shikohet a janë të 6 shtetet. Të mos e mundojnë as veten e tyre, sepse nuk janë 6 shtetet, nuk ka ‘Ballkan të Hapur’”, tha kryeministri.
Kemi shtete si puna e fqinjit tonë verior që është në anën e Federatës Ruse dhe presidentit despotik të saj. Për të pasur ‘Ballkan të Hapur’, është Serbia ajo që duhet të hapet ndaj Kosovës”, tha Kurti.
Shume i qarte Kurti dhe shume agresiv e kunder çdo principi kori Vucic- Rama. Ballkani i Hapur eshte nje thike pas shpine, qe dirigjohet drejt perse drejti nga Beogradi.
Tangua Vuçiç -Rama eshte qartesisht nje zderhallje perçarese dhe minuese te interesave te patjetersueshme euroatlantike te Ballkanit Perendimor.
Si mundet qe lidershipi i Ballkanit te Hapur te prihet nga keta te dy frymezuese te shovinizmit, interesave teper te errta dhe perçarjes se rajonit.
Dalja e Shqiperise nga Ballkani i Hapur nga kjo germadhe ideologjish ndarese dhe spekullante do te ishte mesazhi me i mire jo vetem per Shqiperine, por per gjithe Ballkanin ne teresi.
Ballkani i Hapur kjo histeri propagandistike ne dukje dhe ne permbajtje nje moster shkaterrimtare ekonomike per interesat e Shqiperise, duhet refuzuar prere dhe pa asnje ekuivok ne emer te nje rruge te qarte, parimore dhe trasparente si rruga drejt BE.
Dyshja famekeqe Vuçiç- Rama eshte nje binom malinj, qe nuk i duhet Ballkanit.