TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Sot shënohet 15-vjetori i vizitës së ish-Presidentit amerikan George W. Bush në Shqipëri.
Më 10 qershor të 2007-ës, Bush u takua me kryeministrin e asaj kohe, Sali Berisha dhe Presidentin Alfred Moisiu.
Me anë të një postimi në Facebook, Berisha ka kujtuar vizitën e Presidentit Bush 15 vite më parë.
Ai shkruan se kjo vizitë shënon momentin më kulmor në historinë 100-vjeçare të marrëdhënieve shqiptare-amerikane.
Postimi i Sali Berishës:
Sot 15 vjetori i vizites historike te Presidentit George W. Bush ne Shqiperi! Miq, kjo vizite shenon momentin me kulmor ne historine 100 vjeçare te marredhenieve shqiptaro-amerikane.
Ne kete vizite miku i madh i kombit shqiptar George W. Bush deklaroi: “The time is noë” tani eshte koha per Pavaresine e Kosoves dhe Shqiperia ne NATO. Te dy keto arritje me mbeshtetjen e tij dhe kombit te tij te madhe u bene realitet.
Ndaj le ti shprehim sot te dashur miq mirenjohjen tone me te thelle dhe ti urojme jete te gjate mikut te madh te shqiptareve Presidenti George W. Bush. sb