TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Lutfi Dervishi thotë se dënimi i Thoma Gëllçit me burg në shkallën e parë, është i padrejtë dhe ka ardhur si pasojë e faktit që ai ka prekur "interesa të biznesit, krimit dhe politikës".
I ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, Dervishi tha se vendimi i gjykatës nuk bazohet në prova.
Lutfi Dervishi: "Çfarë ka bërë, cfarë ligji ka thyer, cfarë përfitimi ka patur personi ose të tretët? Zero.
Kemi të bëjmë me një njeri të pafajshëm, që ndëshkohet për punën e mirë dhe në interes të publikut. Gjykata, që kam parë përmes letrave, nuk e di se si flenë gjumë ata njerëz...
***
Preku interesa të biznesit, të botës së krimit dhe të politikës.
Është një njeri i pafajshëm në burg. Një njeri i medias. Një njeri që i ka shërbyer publikut.
U bë një buqetë programesh (në RTSH) që dëmtoi të gjithë interesat në treg"