AKTUALITET, 9 Qershor 2022, 23:34

Plagosja e dy policëve në Durrës, policia jep detaje: U përplasën nga një automjet që nuk iu bind urdhrit për të ndaluar

Plagosja e dy policëve në Durrës, policia jep detaje: U

Policia e Durrësit ka zbardhur detaje nga ngjarja e rëndë që ndodhi mbrëmjen e kësaj të enjteje në qytetin bregdetar, ku një automjet nuk iu bind urdhrit të policisë për të ndaluar, duke marrë përpara dhe plagosur dy policë.

Një automjet lëviste në sens të kundert. Forcat operacionele të Dvp Durres i kanë bëre shenje te ndalojë por  drejtuesi i automjetit ka  Vijuar lëvizjen duke përplasur dy punonjës policie,  ku njëri  polic ndodhet aktualisht në spital për ndihmë mjeksore, jashtë rrezikut për jetën.

Forcat operacionale të DVP Durres janë vënë në ndjekje ku kanë bërë të mundur kapjen e njerit prej personave që ndodhej në mjet i cili ështe kapur me armë zjarri pistoletë. Vijon ndjekja për kapjen e personit tjeter.