AKTUALITET, 10 Qershor 2022, 10:20

“Mund të dalë jashtë vendit”, policia italiane e gjitha “në këmbë” në kërkim të Edison Pulës: Nuk do të lemë gur pa lëvizur

“Mund të dalë jashtë vendit”, policia italiane e

Edison Pula, një emër i njohur për policinë shqiptare dhe italiane arriti të arratisej nga burgu i Trevisos në Itali, mëngjesin e djeshëm.

“Burgu ishte shumë i ngushtë për të. Edion Pula, 27 vjeçari me origjinë shqiptare hartoi një plan të thjeshtë për tu arratisur dhe me një dozë guximi arriti të kapërcente murin. Tani ai ka të gjitha forcat e policisë italiane nga pas”, shkruajnë mediat  përtej Adriatikut.

Bllokada në kufij për të kapur të arratisurin Edison Pula

Këtë e konfirmon komisioneri Vito Montaruli: “Ka bashkëpunim maksimal për kërkimin e të arratisurit. Që në agim ka nisur një koordinim mes Skuadrës Fluturuese dhe zyrës së hetimit të Policisë me drejtimin e burgut dhe policisë së burgjeve”.

Kontrolle të plota, duke mos lënë gur pa lëvizur. Në lëvizje është vënë dhe policia kufitare. Dyshimet janë se Pula po tenton të largohet nga vendi dhe kontrollet e mëdha janë përqendruar në kufi.

“Megjithatë, duhet të supozojmë se është ende në territorin kombëtar – konfirmon komisioneri – të gjitha komisariatet në verilindje dhe më gjerë janë alarmuar. Fotoja e shqiptarit i është dërguar të gjitha komisariateve.”

Hulumtimi do të nisë nga e kaluara e të arratisurit

Hetimet do të bazohen në të shkuarën e Pulës. Ai akuzohet për 50 vjedhje. Gjithashtu dyshohet se ka marrë pjesë në grabitjen në vilën e naftëtarit Giancarlo Miotto.

Ai është akuzuar për tentativë vrasje, grabitje, vënie eksplozivi dhe krime të tjera që lidhen me trafikun e drogës.

Pula ishte në gjendje të shmangte policët. Ai gëzonte mbështetjen e një rrjeti kontaktesh që i mundësonin atij të ndryshonte shpesh qytetin, shtëpinë dhe makinën.

Sipas mediave, të hënën e ardhshme 27-vjeçari duhej të dilte në gjykatën e Bolzanos në një gjyq që e shihte të akuzuar për rreth pesëdhjetë vjedhje.

Ai po hetohet gjithashtu në Belluno dhe Treviso për një mori vjedhjesh të tjera në shtëpi.

“Ne kemi dislokuar forcat tona më të mira për të kapur të arratisurin”, nënvizon komisioneri.