TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Janë zbuluar detaje të reja në lidhje me gjendjen shëndetësore të tre pjesëtarëve të familjes Skënderaj, të cilët mbetën të lënduar nga aksidenti rrugor me tre viktima në fshatin Buzëmadh të Fierit, ku u përplasën një makinë “Ford” me “Opel Zafira”.
Të dhënat nga spitali i Fierit bëjnë të ditur se dy bashkëshortët, Gerti Skënderaj, 43 vjeç dhe e shoqja Gladiola Meraj, 31 vjeçe i janë nënshtruar operacionit dhe se aktualisht janë në gjendje kritike për jetën, ndodhen në reanimacionit të Fierit.
Ndërkohë vajza e tyre 7-vjeçare është dërguar në spitalin e Traumës në Tiranë, pasi gjendja e saj shëndetësore është e rëndë, raporton Abc News.
Kujtojmë se nga aksidenti mbetën të vdekur Sokrat Lelaj, 54 vjeç, banues në Mbrostar, (drejtuesi i mjetit “Ford”), dhe shtetasja Bylyre Salaj, 78 vjeçe, vjehrra e shtetasit Sokrat Lelaj, dhe bashkëshortja e shtetasit Sokrat Lelaj.