AKTUALITET, 10 Qershor 2022, 11:33

A po kërkonit Talo Çelën në Elbasan? Ja si përgjigjet drejtori i policisë

A po kërkonit Talo Çelën në Elbasan? Ja si përgjigjet

Policia e Elbasanit zhvilloi një aksion për kapjen e personave të shpallur në kërkim. Në një konferencë për mediat, Drejtori i Policisë së Elbasanit, Ardian Çipa dhe detajet e operacionit, ku tha se janë sekuestruar pasuritë e Gentian Sharrës dhe Mustafa Sharrës.

Por i pyetur nga gazetarët nëse dështoi operacioni për arrestimin e të shumëkërkuarit Talo Çela, Çipa tha se hetimet për të vazhdojnë dhe shumë shpejt do të ketë edhe rezultate konkrete.

Çipa: Policia ka dhënë prova se është e vendosur për të rritur parametrat e sigurisë në qytet dhe gjithë vendit. policia ka patur mbështetjen e policisë së shtetit për të identifikuar çdo anëtar të grupit kriminal në Elbasan. Kontrollet e djeshme ishin në kuadër të kapjes së personave në kërkim. Kjo punë do të jetë intensive derisa personat në kërkim të vihen para drejtësisë.

Pyetje: A ishte Talo Çela një nga personat e kërkuar dhe dështoi operacioni?

Çipa: Hetimet për çdo person të kërkuar dhe aq më tepër për personin që ju përmendet  janë në hetim dhe në rrugën e duhur dhe besoj që do të ketë rezultate pozitive në të ardhmen.