AKTUALITET, 10 Qershor 2022, 08:35

Sot rrebeshe dhe stuhi në disa zona, çfarë ka rezervuar moti për orët në vijim

Sot rrebeshe dhe stuhi në disa zona, çfarë ka rezervuar moti

Moti nuk po gjen qetësi! Edhe ditën e sotme territori i Shqipërisë do të jetë i pushtuar nga reshjet e shiut.

Orët e para të ditës do të jenë me kthjellime në pjesën më të madhe të Shqipërisë.

Ndërsa, orët e pasdites do të kenë shfaqje të vranësirave në të gjithë territorin e vendit ku në veri dhe pjesërisht në qendër priten rrebeshe afat-shkurtra shiu si edhe mini-stuhi breshëri në zona të izoluara në veri të Shqipërisë, herë pas here priten stuhi të forta ere.

Sipas MeteoAlb, parashikohet që orët e natës të përmirësojnë dukshëm motin.

Temperaturat e ajrit do të ulen lehtë në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 9°C deri në 28°C.