AKTUALITET, 10 Qershor 2022, 11:27

U arrestuan për shkelje të barazisë në tendera, lirohen nga qelia dy ish-vartësit e Thoma Gëllçit. Ja arsyeja

U arrestuan për shkelje të barazisë në tendera, lirohen nga

Gjykata ka liruar nga qelia dy ish-vartësit e ish-kreut të RTSH-së, Thoma Gëllçit. Bëhet fjalë për Ervin Murja e Julian Tapia dhe mësohet se ata u liruan pasi u përfundoi dënimi me afatet e paraburgimit.

Vendimi është marrë nga gjyqtari Erjon Çela, pas kërkesës së dy ish-anëtarëve të komisionit të vlerësimit të ofertave për shuarje të masës së sigurisë.

Ata u arrestuan për shkelje tw barazisë nw tendera nw lidhje me një tender me vlerë 87 milionë lekë për ndërtimin e RTSH Agro.

Nga hetimet gjithashtu ka rezultuar se Thoma Gëllçi si ish-drejtori i Përgjithshëm i Radion Televizionit Shqiptar ka kryer shkelje ligjore në këtë procedurë prokurimi dhe akuzohet për shpërdorim detyre.

Për këtë akuzë, më 2 qershor, Gjykata e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar shpalli fajtor Thoma Gëllçin dhe e dënoi atë me 1 vite e 4 muaj burg.

Gjithashtu GJKKO vendosi që për 5 vite t’i hiqet e drejta për të ushtruar funksione publike. Gëllçi është gjykuar me masën arrest me burg.