AKTUALITET, 23 Dhjetor 2025, 11:49

Takimi/ Paqja fiskale, Rama me bizneset: Nga Janari nisim zbatimin! Për çdo pasqyrë të korrigjuar, fitimi tatohet vetëm me 5%! S'cenohet integriteti ligjor

Takimi/ Paqja fiskale, Rama me bizneset: Nga Janari nisim zbatimin! Për

Kryeministri Edi Rama deklaroi se në janar të vitit që vjen do të aplikohet ‘Paqja Fiskale’. Në një takim me komunitetin e biznesit, kreu i qeverisë shqiptare theksi se me këtë paketë të re synohet garantimi i një kuadri më të drejtë fiskal për procesin e integrimit europian. Ai foli për ulje të tatim mbi fitimin.

Rama: Paqja fiskale është zotim i yni i fushatës elektorale. Sot është ligj. Pavarësisht disa debateve, të cilat nuk e adresuan dot thelbin e kësaj nisme, ne sot jemi në kushtet kur duke filluar nga janari i vitit që vjen mund ta zbatojmë këtë nismë. Është një nismë, në radhë të parë, për të ndërtuar një urë të re besimi e ndërveprimi të shëndetshëm mes administratës tatimoer dhe sipërmarrjes. Nuk është shpikje e jona. Vetë togfjalëshi paqe fiskale ka lindur në Romën  vjetër dhe është një instrument i përdorur me mijëra vjet tanimë. Së dyti është instrument për t’ dhënë mundësi …në p-rocese hetiore apo gjyqësore dhe që figurojnë në regjistrat e shtetit si kontributorë legjitimë që të rishikojnë pasqyrat e tyre fiskale të viteve të shkuara. Ky rishikim jep mundësi sipërmarrjeve të vetëkorrigjohen duke ribërë deklarimet e viteve të shkuara, dhe duke pasur si motivim një tatim shumë më të ulët mbi fitimin sesa tatimi që paguani rregullisht. Pra për çdo pasqyrë të korrigjuar fitimi tatohet vetëm 5 përqind. Kjo rrit formalizimin, nuk cenon integritetin ligjor të të gjithë këtij ndërveprimi dhe ndihmon një proces ku sipërmarrja fokusohet më shumë tek puna dhe sfidat e veta pa pasur barrën e të metave të të shkuarës.

Kjo shkon në paralele me një adresim të përgjithshëm të gjobave, të cilat sipas periudhave dhe vjetërsisë së tyre shkojnë nga fshirja totale tek pagimi përmes disa kësteve prapë me lehtësira. …bazuar në një projeksion shkencor të fitimit mbi fitimin e viteve të shkuara plus mbi rritjen ekonomike të pritshme dhe mbi propozimin për të pranuar si të vitit një shifër X administrata dhe sipërmarrja bien dakord dhe nuk ka më asnjë lloj inspektimi, kontrolli e problematike administrative e burokratike që rëndon shumë më tepër sesa barra fiskale.