AKTUALITET, 23 Dhjetor 2025, 10:37

PS largohet nga salla, mbyllet mbledhja e Sekretariatit të Etikës. Deputetët e PD, me ironi: Shkoni te zyra e Gysit, pini dhe nga një gotë verë

PS largohet nga salla, mbyllet mbledhja e Sekretariatit të Etikës.

Ka zgjatur shumë pak minuta mbledhja e Sekretariatit të Etikës, ku u shqyrtua kërkesa e maxhorancës për përjashtimin e 29 deputetëve të PD-së. Pas debateve, socialistët janë larguar nga salla, për t’u tërhequr për të marrë vendimin.

Shkak i mbylljes herët të mbledhjes është bërë lidhja live që PD ka bërë në rrjetin social “Facebook”, pasi mbledhja sipas PS-së duhet të ishte pa praninë e mediave.

Sipas Ulsi Manjës, opozita kishte shkelur nenin 8 të rregullores. Kaq ka mjaftuar që opozita të reagojë me akuza, ndërsa deputetët e PD-së ironizuan me faktin që socialistët duhet të shkonin te ‘zyra’ e Ergys Agasit, madje të pinin dhe verë.

DEBATI

Noka: Shkoni te zyra e Gysit, atje bëni mbledhjen. Shkoni atje! Po ju pret Gysi, që të merrni vendimet atje. Do i merrni vendimet me Gysin!

Vokshi: Pini dhe verën e Gysit.

Noka: Atje shkoni!

Balliu: Atje do të shkoni që të merrni vendimin në parim?!

Vokshi: Ja ku janë provat tona!

Balliu: Deputeti i Troplinit, Balla ka ardhur që të pezullojë opozitën

Noka: Në 35 vite po përjashtohen opozitarët me pozicione partiake.