TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Mbledhja e sotme e Këshillit Bashkiak të Vlorës u zhvillua me tensione, pasi shoferët e autobusëve të linjave urbane kërkuan të merrnin pjesë në seancë, por nuk u lejuan nga efektivët e sigurisë. 'Dele jemi ne?! Hapeni deren", kane shperthyer ata!
Shoferët synojnë të takojnë kryetaren e bashkisë për të diskutuar shqetësimet e ngritura ditën e djeshme, lidhur me konkurrencën e paligjshme nga furgonat pa licencë.
Një tjetër çështje që ata ngritën ka të bëjë me ndryshimin e vendndodhjes së stacionit të autobusëve. Aktualisht, sipas tyre, stacioni do të vendoset pranë institucionit të paraburgimit, duke e bërë të vështirë për udhëtarët të përdorin shërbimin për shkak të largësisë.
Njëri prej pronarëve të autobusëve u shpreh se ata nuk janë kundër një terminali, por kundër vendndodhjes së propozuar.
“Të na japin një stacion tjetër ku duam ne, jo ku duan ata, brenda kuadrit ligjor që të jetë në shërbim të qytetarëve, të autobusëve dhe të komunitetit. Zhvendosja te rruga e burgut, në radhë të parë është largësi, urban nuk ka për të ardhur qytetarët. Mjetet palicencuara lulëzojnë aty. Protestat do vijojnë, do bllokojmë rrugën. Është turp”, tha ai.