TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Ulsi Manja ka dhënë një deklaratë për mediat pas mbledhjes së Sekretariatit të Etikës ku u vendos përjashtimi i deputetëve të PD në lidhje me kaosin dhe tensionet në seancën e së enjtes në Kuvend.
"Në respekt të opinionit publik por edhe të mediave, duke qenë se Sekretariati për Etikën sipas Rregullores në mënyrë taksative i zhvillon me dyer të mbyllura mbledhjet, sepse është organ pune i Kuvendit, pavarësisht se nga deputetët e opozitës që unë kam kërkuar të jenë të pranishëm, sepse janë deputetë ndaj të cilëve kërkohet masë, si rregull duhet të dëgjohen. Sot pamë pamjet nga seanca jo normale, me veprime të dhunshme, ju ishit dëshmitarë dhe prezentë.
Me vendim të Sekretariatit të Etikës u mor vendimi përjashtohen me 30 ditë deputetët: Flamur Noka, Albana Vokshi, Elda Hoti, Belind Këlliçi, Klevis Balliu dhe Fidel Kreka. Të gjithë deputetet e tjerë u vendos këtë radhë të mjaftohet vetëm me tërheqje të vëmendjes. Mbedhja për sot mbaroi, pas kësaj kam veprimatri të tjera politike.", tha Manja.
Ndersa deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka tha në një prononcim për mediat se përjashtimi i 6 deputetëve, mes të cilëve edhe ai, me 30 ditë nga punimet e Kuvendit dhe komisioneve parlamentare, u dhanë me urdhër të Ergys Agasit dhe Suel Çelës.
Sipas tij, socialistët janë të shqetësuar nga protesta e djeshme e tyre para kryeministrisë. “Mbrëmë me vërshimin e qytetarëve kundër narkosit kanë marrë një mesazh, ndaj janë të shqetësuar.”, tha ai.
Flamur Noka: Çdo njeri nga kolegët e opozitës ndihet krenar se këto masa të propozuara nga Agasi, Çela dhe Troplinët dhe të zbatuara nga ushtarët e tyre në pushtet janë mbi ata deputetë e burra e gra që kanë qenë të pakompromis në betejën ndaj krimit dhe karteleve.
Gysi dha urdhër, kjo tregon se ne jemi në misionin e duhur dhe që urdhrat e tyre nuk e stepin opozitës në çdo të jemi përballë deri në çmontimin e tyre. Mbrëmë me vërshimin e qytetarëve kundër narkosit kanë marrë një mesazh, ndaj janë të shqetësuar.
Masat e propozuara nga Gysi e Sueli, opozita nuk ndalet po vetëm përfaqësohet. Gysi flet me kapon, ndan edhe tenderat dhe kush do të jetë armik i pushtetit. Shkojnë të gjithë si lepuj në zyrën e Gysit”.
6 deputetët e përjashtuar me 30 ditë për kaosin në Kuvend:
1-Belind Këlliçi
2-Fidel Kreka
3-Albana Vokshi
4-Klevis Balliu
5-Flamur Noka
6-Elda Hoti