AKTUALITET, 22 Dhjetor 2025, 22:59

“Nuk ka opozitë”, Gjergj Luca përplaset me Ilir Demaliajn: Qeveria nuk ka ankth se ka përballë paçavuren PD

“Nuk ka opozitë”, Gjergj Luca përplaset me Ilir Demaliajn:

Analisti Ilir Demalia dhe biznesmeni Gjergj Luca debatuan për dobësinë e opozitës që nuk arrijnë të ngrejnë popullin në revoltë, përpara skandaleve të shumta të qeverisjes së Ramës. Ndërsa Demalia tha se vendi nuk ka opozitë, Luca u shpreh se qeveria nuk është në ankth sepse opozita përballë saj është një paçavure.

Pjesë nga biseda

Ilir Demaliaj: Nuk ka opozitë. I dalin 3 mijë vetë kur janë gjithë këto skandale.

Gjergj Luca: Qeveria nuk është në ankth se ka këtë paçavure përballë.

Ilir Demaliaj:  Nuk ta lë njeri pushtetin. Djemtë e rinj pjesë e lojës së vjetër janë.

Gjergj Luca: Unë i besoj vetëm Qorit. Ai ka qenë konseguent. Brenda PD shoh një djalë që e përdori partia. Salianji e lejoi dhe kur u kthye e panë shtrembër. Këto janë turpet e asaj partie.

Ilir Demaliaj: Nuk ke forcë politike. Nuk ta lëshon njeri. Ke në Parlament akoma ata që kanë hedhur në erë Gërdecin, që kanë bërë piramidat.

Gjergj Luca: Kanë 4 javë që përsëritin të njëjtin shirit. Ka në motivim për këta?

Ilir Demaliaj: Jam dakord me ata dy çunat e PD. Por nuk ta lëshon njeri partinë.

Gjergj Luca: Doktor Alimehmeti mbledh njerëz më shumë seç pati sot në shesh. Po të më kërkojë, dal sot.

Ylli Rakipi: Lucë, po e ngatërron. Alimehmeti u kthye te Saliu.

Gjergj Luca: Epo mirë, hajt shohim filxhan. Kur të ndërrojë jetë Saliu.

Ilir Demaliaj: As atëherë nuk bëhet ajo parti.