AKTUALITET, 23 Dhjetor 2025, 09:07

U hodhën molotovë/ Protesta e opozitës, policia procedon penalisht 6 persona dhe arreston 4 të tjerë

U hodhën molotovë/ Protesta e opozitës, policia procedon

Gjashtë persona janë proceduar penalisht në gjendje të lirë dhe katër të tjerë janë arrestuar në lidhje me protestën e djeshme të opozitës.

Sipas Policisë, gjatë protestës janë hedhur molotovë, lëndë piroteknike dhe sende të forta nga ana e protestuesve drejt kryeministrisë, çka ka sjellë edhe dëmtimin e dy punonjësve të Policisë, të cilët kanë marrë ndihmë mjekësore.

Po ashtu, gjatë kaosit të krijuar, një qytetar u përfshi nga flakët e një molotovi, duke pësuar djegie.

Pas përfundimit të protestës, efektivë të Policisë Kriminalistike kanë zbarkuar pranë godinës së Kryeministrisë për të mbledhur prova dhe për të dokumentuar dëmet e shkaktuara.