AKTUALITET, 23 Dhjetor 2025, 10:24

“Shkoni te zyra e Gysit, aty bëni mbledhje”/ PS kërkon përjashtimin e 29 deputetëve, PD proteston te Sekretariati i Etikës! Shfaqen me pankarta

“Shkoni te zyra e Gysit, aty bëni mbledhje”/ PS kërkon

Deputetët demokratë janë shfaqur me pankarta në mbledhjen e sotme të Sekretariatit të Etikës ku do të shqyrtohet kërkesa e socialistëve për përjashtimin e 29 deputetëve opozitarë.

Ata mbanin disa pankarta në duar me foto të Ergys Agasit, kryeministrit Edi Rama ndërsa në të cilat shkruhej: “ Kë të telefonojmë kur merr peng policia”, “Dorëheqje ose dorëzim” etj.

Siç shihet nga pamjet, opozitarët ironizojnë kryeministrin Edi Rama, zv.kryeministren Belinda Balluku dhe Ergys Agasin.

“Ku janë provat dhe çfarë kanë bërë deputetët, të vish në sallën e Kuvendit ku ka rezultuar që në një institucion vepronte një grup i strukturuar kriminal, ju pretendoni që opozita të mos vijë për ta ngritur

Është tjetër kush grup i strukturuar kriminal. Pse nuk përjashtoni anëtarët e qeverisë që sillen si banditë”, tha Bardhi.

“Shkoni te zyra e Gysit, aty bëni mbledhjet”, tha Noka.

Kujtojmë se sot Sekretariati do të shqyrtojë kërkesën e PS për përjashtimin e 29 deputetëve të PD-së, pas tensioneve në seancën e kaluar plenare të datës 18 dhjetor.