AKTUALITET, 30 Gusht 2022, 11:32

Mediat turke i “thurin lavde” Edi Ramës: Fjalët e ashpra për BE-në dhe mirënjohje Turqisë

Mediat turke i “thurin lavde” Edi Ramës: Fjalët e ashpra

Mediat turke i kanë bërë jehonë kritikave që kryeministri Edi Rama i ka bërë Bashkimit Europaine, ndërsa janë shprehur me lavde kundrejt tij për mirënjohjen e treguar ndaj Turqisë.

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama kritikoi BE-në në lidhje me periudhën e epidemisë së koronavirusit.

Duke kujtuar dorën e ndihmës të shtrirë nga Turqia, Rama tha: “Turqia na e dha vaksinën. Po të mos ishte Erdogani, shumë njerëz do të kishin humbur jetën në vendin tonë.”

Rama foli në Forumin e 17-të Strategjik të “Bled-it” të zhvilluar në Slloveni. Në axhendën e fjalës së Ramës ishte ajo që ndodhi gjatë procesit të koronavirusit.

Shtypi turk shkruan se i pari i qeverisë shqiptare kujtoi dorën e ndihmës së Turqisë.

Duke kritikuar qëndrimin e Bashkimit Europian ndaj procesit të koronavirusit, Rama tha: “Na harruan fare.

Ai tha se Bashkimi Evropian bëri gabime të turpshme në lidhje me vaksinën në atë kohë.

Mediat turke i “thurin lavde” Edi Ramës: Fjalët e ashpra

Rama deklaroi se Turqia po jep ndihmë me vaksinat për Shqipërinë dhe vlerësoi presidentin Erdogan.

“Shumë njerëz do humbnin jetë pa Erdogan”, tha Rama- “Në çdo fjalim thonë se Ballkani duhet të jetë me ne dhe të mos lihet nën ndikimin e palëve të treta. Por çfarë ndodhi, Serbia e mori vaksinën nga Kina. Ne e morëm nga Turqia.

Nëse nuk do të ishte presidenti Erdogan, shumë më tepër njerëz në vendin tonë do të kishin humbur jetën. Shpresoj që Evropa të marrë mësimin e saj.”

“Shpresojmë që Bashkimi Europian të mos e përsërisë gabimin e turpshëm që thjesht i shpërndanë vaksinat njëri-tjetrit dhe na harrojnë plotësisht ”, tha Rama .