TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Rastet e infektimit të fëmijëve me virusin e fruthit muajt e fundit kanë pësuar rritje të ndjeshme. Në Fier vetëm gjatë muajit mars janë evidentuar 9 fëmijë të prekur, pjesa më e madhe e së cilëve nuk e kanë kryer vaksinën kundër këtij virusi.
Mjekja epidemiologe Anila Moçi ben te ditur se një vatër infeksioni ka shpërthyer në një nga kopshtet e qytetit, ndërsa u bën apel prindërve të vaksinojnë fëmijët.
Dyshimet e prindërve se vaksina e fruthit mund të shkaktojë çrregullime në spektrin e autizmit te fëmijët, sipas mjekes janë te pabazuara shkencërisht.
Mjekja Anila Moçi u bën apel të gjitha institucioneve arsimore të mos regjistrojnë fëmijë të pavaksinuar sipas kalendarit kombëtar të vaksinimit, pasi bëhen faktor në transmetimin e viruseve të ndryshme te fëmijët e tjerë.