AKTUALITET, 4 Prill 2025, 22:53

Kandidon për deputete/ Aktorja Julia Ilirjani: Në Shqipëri është instaluar një diktaturë me lustra dhe moderne

Kandidon për deputete/ Aktorja Julia Ilirjani: Në Shqipëri

Aktorja Julia Ilirjani e cila kandidon për deputetet në listën e koalicionit Aleanca për Shqipërinë Madhështore, pohoi se në Shqipëri tashmë është instaluar një diktaturë e re.

“Për fat të keq, në vendin tonë është instaluar një diktaturë e re, me lustra dhe moderne. Ka presion kudo, sidomos ndaj bizneseve. Ndërsa nuk i lënë të rinjtë të jenë të lirë", tha Ilirjani.

Sipas saj, mungojnë të rinjtë në lista.

"Për fat të keq, vë re se nga 1500 kandidatë nga të gjitha partitë në këto zgjedhje, shoh shumë pak të rinj kandidatë. Janë me gishtat e dorës që mund t’i numërojmë, që nuk zënë as 1% të kandidatëve”, u shpreh Ilirjani.