TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një autobus është djegur plotësisht paraditen e sotme në aksin Gjirokastër-Delvinë. Autobusi është përfshirë nga flakët sapo doli nga tuneli Kardhiqit, teksa brenda ka pasur edhe pasagjerë të cilët po udhëtonin nga Gjirokastra në Sarandë.
Në pamje dallohet edhe shtëllunga e madhe e tymit që ka mbuluar zonën. Fatmirësisht pasagjerët kanë arritur të dalin në kohë dhe ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore.
Shkak i flakëve dyshohet se është bërë një shkëndijë elektrike, ndërsa brenda janë djegur edhe sende personale të pasagjerëve.