AKTUALITET, 5 Prill 2025, 12:15

VIDEO/ Arrestohet 33-vjeçari në Fushë-Krujë, pjesë e grupit të 'skifterëve'. Shihni si thyejnë xhamat dhe hyjnë për të grabitur 

VIDEO/ Arrestohet 33-vjeçari në Fushë-Krujë, pjesë e

Një 33-vjeçar është arrestuar ditën e sotme në Fushë-Krujë si rezultat i operacionit policor 'Formacioni'. Policia bën me dije se personi me inicialet F.B ishte shpallur në kërkim 3 ditë më parë pasi dyshohet se në bashkëpunim me 6 shtetas të tjerë, ka vjedhur 2 biznese rreth fundit të muajit mars. 

Mësohet se është dhe një person i shpallur në kërkim që ende nuk është arrestuar, si edhe policia po punon për zbardhjen e vjedhjeve të tjera që mund të kena kryer këta persona. 

NJOFTIMI I POLICISË

Fushë Krujë/Vijon operacioni policor i koduar “Formacioni”. Lokalizohet, kapet dhe vihet në pranga një tjetër pjesëtar i grupit, i shpallur në kërkim 3 ditë më parë, në kuadër të këtij operacioni. Si rezultat i kontrolleve të pandërprera nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë, bazuar në informacionet e marra nga inteligjenca policore, u kap dhe u ndalua shtetasi F. B(D)., 33 vjeç, banues në Kamzë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim më datë 02.04.2025, në kuadër të operacionit “Formacioni”, sepse dyshohet se në bashkëpunim me 6 shtetas të tjerë, kanë vjedhur në 2 biznese në Fushë Krujë, më datat 27 dhe 28 mars 2025. Punohet për kapjen e shtetasit të fundit të shpallur në kërkim në kuadër të operacionit, si dhe për zbardhjen e vjedhjeve të tjera që mund të kenë kryer këta shtetas. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.