AKTUALITET, 5 Prill 2025, 10:44

"Dhunë dhe rrëmbim live"/ Noka nxjerr pamjet: Kryetari i Ballit Kombëtar tërhiqet forcërisht nga Policia e Shtetit. Hiqini kapelet!

"Dhunë dhe rrëmbim live"/ Noka nxjerr pamjet: Kryetari i

Sekretari i përgjithshëm i Partisë Demoratike Flamur Noka, ka publikuar në rrjetet sociale pamje ku shihet kreu i Ballit Kombëtar, Adriatik Alimadhi, i cili merret nga policia e shtetit, teksa e quan skandal policor dhe rrëmbim.

Noka shkruan se ngjarja ka ndodhur në kafenenë e vëllait të zotit Alimadhi, ndërsa pretendon se ai u ka kërkuar arsyen e hyrjes në një ambient privat pa mandat.

POSTIMI I PLOTË

Skandal policor
Dhunë dhe rrëmbim live
Personi në video që tërhiqet forcërisht nga Policia e Shtetit është Adriatik Alimadhi, kryetar i Ballit Kombëtar. Z. Alimadhi ndodhej në kafenenë e vëllait të tij kur kërkoi të mësonte nga policia arsyen e hyrjes dhunshëm e kërcënueshëm në një ambient privat, e mbi të gjitha pa mandat.
Horrave të rekrutuar nga rruga nuk u pëlqen mirësjellja dhe edukata. Ata njohin vetëm gjuhën e rrugëve si mjet imponimi.
Diskretitimi që i bëjnë uniformës së shtetit shqiptar këta banditë rëndon në xhepat e taksapaguesëve.
Hiqini kapelet! Nuk meritoni respekt.