TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Policia e Vlorës ka goditur 2 raste të shpërndarjes së drogës dhe tregtisë së paligjshme të mallrave të dyshuara si të kontrabanduara.
Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë, në vijim të punës për evidentimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve dhe tregtisë së paligjshme të mallrave të dyshuara si të kontrabanduara, organizoi dhe finalizoi operacionin policor të koduar “Tabacchino”, në kuadër të të cilit u arrestuan në flagrancë shtetasit D. B., 40 vjeç, K. V., 44 vjeç dhe A. T., 39 vjeç, të tre banues në Vlorë.
Arrestimi i tyre u bë pasi, gjatë kontrollit në dy subjekte tregtare të llojit tabakino, në qytetin e Vlorës, njëri në përdorim nga shtetasi D. B. dhe tjetri në përdorim nga shtetasit K. V. dhe A. T, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, dhjetëra doza me lëndë narkotike të dyshuara si kokainë dhe kanabis, si dhe një sasi paketash cigaresh pa pullën fiskale të Ministrisë së Financave, të dyshuara si të kontrabanduara.
Materialet procedurale u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.