AKTUALITET, 5 Prill 2025, 09:21

Denoncimi/ Punonjësi i një karburanti përfundon në spital: Gjatë natës u konfliktova fizikisht me...

Denoncimi/ Punonjësi i një karburanti përfundon në spital:

Punonjësi i një pike karburanti në lagjen nr 10 në Korçë ka përfunuar në spital pasi është dëmtuar fizikisht nga një konflikt me një person të paidentifikuar ende. R

oja ka denoncuar në polici se në orët e para të mëngjesit një person ende i paidentifikuar ishte konfliktuar fizikisht me të dhe më pas ishte larguar.

Pas ndihmës mjekësore punonjësi i karburantit është larguar në banesë. Nga veprimet e para hetimore rezulton se nuk është vjedhur asnjë gjë, ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e rastit.

"Rreth orës 01:35, shtetasi R.H , punonjës i një pike karburanti në lagjen nr 10, ka njoftuar se një person ende i paidentifikuar është konfliktuar me të dhe më pas ishte larguar. Shtetasi R.H, pas ndihmës mjekësore është larguar në banesë. Nga veprimet e para hetimore rezulton se nuk është vjedhur asnjë gjë. Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e rrethanave të rastit, identifikimin dhe kapjen e autorit", njoftoi policia.