TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Drejtuesja e lartë e politikës së jashtme të BE-së, komisionerja Kaja Kallas, do të vizitojë Tiranën më 8 prill, ku planifikon të ketë takime të nivelit të lartë.
Sipas faqes zyrtare te Komisionit Evropian, kallas pritet të ketë takim së pari me Presidentin Bajram Begaj.
Më pas, pritet të takohet me Kryeministrin Edi Rama, me ministrin për Europën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani dhe atë të Mbrojtjes, Pirro Vengu.
Kallas do të marrë pjesë në forumin e dialogut Shqipëri-BE për politikën e sigurinë dhe më pas në ceremoninë e marrëveshjes me Bankën Europiane të Investimeve.
Pjesë e turit të saj ballkanik janë edhe vizita në Malin e Zi dhe Bosnjë Hercegovinë, ku gjithashtu pritet të ketë takime të rëndësishme.
Sipas axhendës, Kallas pritet të mbajë një fjalë në Shtëpinë e Evropës dhe të marrë pjesë në ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjes së huas me Bankën Euoropiane të Investimeve.
Vizita e 8 prillit do të jetë vizita e parë e Kallas që nga marrja e detyrës si Përfaqësuese e Lartë e Politikës së Jashtme të BE-së.